Sequi: Liderët politikë të plotësosojnë KQZ-në

Tiranë-Ambsadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi i është drejtuar lidërve politikë të punojnë për plotësimin e KZQ-së. Në një prononcim për mediat pas takimit të kryetarit të KQZ-së Lefter Lleshi ambasadori Sequi theksoi se gjithçka do të jetë më e lehtë  në qoftëse KQZ funksionon normalisht. “Sa i përket KQZ-së ky është një

Tiranë-Ambsadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi i është drejtuar lidërve politikë të punojnë për plotësimin e KZQ-së. Në një prononcim për mediat pas takimit të kryetarit të KQZ-së Lefter Lleshi ambasadori Sequi theksoi se gjithçka do të jetë më e lehtë  në qoftëse KQZ funksionon normalisht.

“Sa i përket KQZ-së ky është një shqetësim për ne sepse KQZ-ja duhet të ketë 7 anëtarë dhe ka disa vendimi që duhet të merren me një mazhorancë prej 5 votash.  Kështu që ajo që presin ne është që liderët politikë ta bëjnë KQZ-në operacionalisht funksionale dhe ta plotësojnë atë. Për mendimin tim nuk është asnjëherë tepër vonë për të siguruar që KQZ-në është plotësisht e formuar.“

Sequi theksoi se një faktor shumë i rëndësishëm është edhe roli i lidërve politikë.

“Dhe natyrisht kjo është një çështje që është e lidhur edhe me besimin që kanë zgjedhësit tek procesi dhe këtu përfshihen edhe roli i liderëve politikë që të sigurojnë dy gjëra. Së pari që zgjedhësit të kenë besim tek procesi dhe ta pranojnë rezultatin dhe të kenë respekt për këtë rezultat. Ndaj të njëjtin mendim me Reeker, se ne si BE jemi në dakordësi të plotë me SHBA për procesin zgjedhor dhe zgjedhjet. Kjo është tepër e rëndësishme, pasi zgjedhjet janë të rëndësishme për institucionet demokratike të vendit, janë test për të, për ecurinë apo progresin drejt BE”, theksoi Sequi.

Nga ana tjetër ambasadori u shpreh se zhvillimi i zgjedhjeve sipas standarteve ndërkombëtare është një tregues i rëndësishëm për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Zgjedhjet me standarte janë të rëndësishme për progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, dhe kjo është gjë që është përsëritur shpesh herë. Ne kemi theksuar se një çështje tjetër që është e qartë për të gjithë është se një vend që aspiron të bëhet anëtare e BE-së duhet të ketë zgjedhje në përputhje me standarte ndërkombëtare“ tha ai.

Ambasadori Sequi i bëri thirrje për një pjesëmarrje masive në zgjedhje duke rikujtuar se BE është nënvëzhgim.

“Mesazhi është votoni, shprehni qartë detyrimin dhe të drejtën tuaj. Ne po e monitorojmë procesin nga shumë afër, ashtu si do e shihni edhe në ditët në vijim” theksoi ambasadori Sequi.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar