Selena Gomes nuk gjen paqe me mamanë e saj.

Edhe pse u ribashkua me Justin, për Selena Gomez nuk ka qetësi. Mamaja e këngëtares vazhdon të jetë kundër lidhjes të së bijës. Marrëdhënia mes tyre është akoma e tensionuar, dhe  shkak për këtë nuk është vetëm Bieber. Disa ditë më parë u publikua nga mediat rozë ,një  intervistë e mamasë së Selena Gomes e

Edhe pse u ribashkua me Justin, për Selena Gomez nuk ka qetësi.

selena-2-1

Mamaja e këngëtares vazhdon të jetë kundër lidhjes të së bijës. Marrëdhënia mes tyre është akoma e tensionuar, dhe  shkak për këtë nuk është vetëm Bieber.

Disa ditë më parë u publikua nga mediat rozë ,një  intervistë e mamasë së Selena Gomes e cila deklaroi se  marrëdhënia   me të bijën është mjaft e mirë, pavarsisht mendimit të saj se Justin nuk është ideali për të .

Por Mandy Teefey duket se përveç lidhjes me Justin, ka  edhe dicka tjetër që e shqetëson rreth vendimeve që këngëtarja ka marrë për jetën e saj profesionale dhe pjesëmarrjes së të bijës në filmin “Një ditë me shi në New York”.

Komentin e saj nëna e Selenës e ka bërë me dije gjatë një replike me një fans të së bijës në Instagram, ku ka shkruar: “Askush nuk mund të bëjë një gjë që Selena nuk e dëshiron, kam bërë një bisedë me të për të mos marrë pjesë në këtë film. P or askush nuk e kontrollon atë, Selena i merr vetë vendimet e saj”.

A.C

 

 

 

 

 

 

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar