Sekuestrohen mbi 200 bombola gazi në Tiranë

Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit bëri të ditur sot se pas një aksioni disaditor në qytetin e Tiranës janë bllokuar mbi 200 bombola gazi. Duke folur para kamerave, drejtori i PMNZSH Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, theksoi se gjendja e pikave të mbushjes më gaz është jashtë standardeve, ndërkohë që theksoi vendosmërinë e repartit zjarrfikës për

Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit bëri të ditur sot se pas një aksioni disaditor në qytetin e Tiranës janë bllokuar mbi 200 bombola gazi.

Duke folur para kamerave, drejtori i PMNZSH Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, theksoi se gjendja e pikave të mbushjes më gaz është jashtë standardeve, ndërkohë që theksoi vendosmërinë e repartit zjarrfikës për të ushtruar kontrolle të vazhdueshme bazuar në kompetencat që i jep ligji.

“Ne jemi të vendosur që t’i detyrojmë tregtarët e gazit të zbatojnë normat e duhura teknike për të evidentuar kështu çdo rrezik që u paraqitet qytetarëve në banesa, dhe jo vetëm. Rreth 90% e rasteve të flakëve në banesa shkaktohen nga shpërthimi i bombolave të gazit të cilat janë të pa kolauduara dhe të amortizuara”, tha z. Goxhaj.

Nga ana tjetër, ai theksoi se sektori i PMNZSH-së në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, do t’i bllokojë të gjitha ato pika që ushtrojnë aktivitet jashtë standardeve të kërkuara.

“Duke filluar nga java tjetër, Prefekti i Qarkut Tiranë dhe PMNZSH do të zhvillojë takim edhe me drejtues të shoqërive aksionare të cilat ushtrojnë aktivitetin në fjalë, për t’u bërë të ditur përfundimisht rregullat e tregtimit dhe masat disiplinore që do të merren nga ana jonë në rast të verifikimit të shkeljeve”, theksoi më tej z. Goxhaj.

PMNZSH pranë Prefektit të Qarkut Tiranë do të vijojë kontrollet për të shmangur rastet e përsëritura të zjarreve në banesa dhe ambiente të tjera që kanë si shkak gjendjen e papranueshme teknike të bombolave të gazit.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar