Sekretari Kerry vazhdon angazhimin në Lindjen e Mesme

Sekretari Kerry vazhdon angazhimin në Lindjen e Mesme

  Sekretari amerikan i shtetit  John Kerry thotë se Izraeli dhe palestinezët  po përparojnë drejt rifillimit të bisedimeve të paqes. Zoti Kerry i tha dje gazetarëve në Jordani se bisedimet e tij me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë kanë patur rezultat në ngushtimin në mënyrë të konsiderueshme të mosmarrëveshjeve mes  dy palëve. Por ai i paralajmëroi

 

Sekretari amerikan i shtetit  John Kerry thotë se Izraeli dhe palestinezët  po përparojnë drejt rifillimit të bisedimeve të paqes.

Zoti Kerry i tha dje gazetarëve në Jordani se bisedimet e tij me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë kanë patur rezultat në ngushtimin në mënyrë të konsiderueshme të mosmarrëveshjeve mes  dy palëve.

Por ai i paralajmëroi të dyja palët të mos marrin hapa që do ta minonin procesin. Këto komente zoti Kerry i bëri gjatë vizitës në Amman, udhëtimi i tij i gjashtë në rajon, që kur u bë sekretar i shtetit në fillim të vitit.

Zoti Kerry diskutoi dje edhe me kryetarin e Lidhjes Arabe dhe me përfaqësuesit e shteteve arabe që mbështesin një plan gjithëpërfshirës paqeje. Ai u takua gjithashtu me mbretin Abdullah të Jordanisë. Në takim u diskutua edhe mbi shtimin e tensioneve në Egjipt dhe krizën në Siri.

 

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar