Eurovision, një nga konkurset më të mëdha të këngës në Europë, ku marrin pjesë të gjitha shtetet me një përfaques këngëtar. Edhe këtë vit nuk kishte si Shqipëria të mungonte ku pjesëmarrëse ishte Ronela Hajati me këngën e saj “Sekret” dhe sigurisht me balerinë të famshëm shqiptarë që krijuan dhe performancën. Kënga u cilësua “e
Eurovision, një nga konkurset më të mëdha të këngës në Europë, ku marrin pjesë të gjitha shtetet me një përfaques këngëtar. Edhe këtë vit nuk kishte si Shqipëria të mungonte ku pjesëmarrëse ishte Ronela Hajati me këngën e saj “Sekret” dhe sigurisht me balerinë të famshëm shqiptarë që krijuan dhe performancën. Kënga u cilësua “e fuqishme” si nga ana e muzikës ashtu dhe nga ana e performancës koreografike.
Performanca e Ronelës në Eurovision pati shumë zhurmë. Disa njerëz e pritën me shumë entuziazëm, disa të tjerë jo dhe aq. Gjithashtu pati dhe shumë konflikte nga ana e ekipit të mediave sociale në Eurovision ,ku mesa duket fotoja e Ronelës ishte provokative dhe jo e përshtatshme për audiencën dhe kohën e transmetimit. Sigurisht që publiku nuk mund të rrinte duarzgjidhur dhe ngritën zërin për Ronelën.
Artistja nuk u sulmua vetëm nga Eurovision por dhe nga publiku shqiptarë , pasi veshja e saj ishte “kopjuar” nga një stilist jo shumë i famshëm, i cili më pas e mbrojti Ronelën duke thënë se gjithçka u zgjidh.
Ditën e martë, Shqipëria kishte mundësinë për të hapur gjysëmfinalen e parë me performancën e tyre. Gjithçka shkoi shumë mirë , performanca u realizua fuqishëm dhe pati një reagim shumë të madh nga publiku. Por në hapjen e votave se kush do të kualifikohej për finalen, fatkeqësisht Shqipëria nuk ja doli.
Audienca filloi të zhurmonte se kjo gjë ishte e padrejtë nga ana e Eurovision dhe se Ronela u “grabit” nga finalja. Në platformën twitter #Albania dhe #justiceforAlbania u bën trend, ku fansat e këngës së Ronelës shprehën pëlqimin dhe sesi Eurovisioni është veçse një mashtrim.
Xhoana Koleci
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *