Sedorf i tregon derën katër futbollistëve

Revolucioni në klubin e Milanit duket se sapo ka filluar. Tekniku i ri Klarens Sedorf do të luajë me modulin 4-2-4 dhe për pasojë emrat që do t’i japin lamtumirën “Milanelos” janë të shumtë. I pari që mund të lërë Milanin është Filip Mekses. Stoli kundër Veronës tregon marrëdhënien e tij të re me klubin

Revolucioni në klubin e Milanit duket se sapo ka filluar. Tekniku i ri Klarens Sedorf do të luajë me modulin 4-2-4 dhe për pasojë emrat që do t’i japin lamtumirën “Milanelos” janë të shumtë.

I pari që mund të lërë Milanin është Filip Mekses. Stoli kundër Veronës tregon marrëdhënien e tij të re me klubin dhe tani mbetet për tu parë nëse do të transferohet te Fiorentina apo tek Monako.

Situata më e komplikuar dhe intriguese i përket mesfushës, repartit më të përfshirë nga ndryshimi i mentalitetit. I preferuari i Alegrit, Sulej Muntari ka pasur kërkesa nga Premier Liga. Hull Siti e kërkon dhe Milani duket se është i gatshëm ta lëshojë.

Më e vështire që të largohet është Nigel de Jong. Për të interesohet Liverpuli që e sheh si zëvendësues të të dëmtuarit Lukas Leiva. Vetëm përballë një oferte tunduese palët do të ulen në një tavolinë, por për Sedorfin bashkatdhetari i tij mbetet një lojtar i dobishëm për tu vënë përkrah kualitetit të Montolivos.

Në fund edhe agjenti i Antonio Noçerinos po kërkon t’i gjejë një sistemim klientit të tij në kampionatin anglez.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar