Së shpejti elektroshtëpiake që komunikojnë me njeriun

Së shpejti elektroshtëpiake që komunikojnë me njeriun

“Sharp” prezanton një seri pajisjesh elektro-shtëpiake të afta të “komunikojnë” me njeriun. Produkti i parë inteligjent është një pastrues pluhurash, që është hedhur në shitje vetëm për tregun japonez për të testuar konsumatorin, ndërsa më vonë mund të pasohet nga një frigorifer, sobë, lavatriçe etj. Të gjitha këto objekte do të jenë në gjendje që jo

“Sharp” prezanton një seri pajisjesh elektro-shtëpiake të afta të “komunikojnë” me njeriun. Produkti i parë inteligjent është një pastrues pluhurash, që është hedhur në shitje vetëm për tregun japonez për të testuar konsumatorin, ndërsa më vonë mund të pasohet nga një frigorifer, sobë, lavatriçe etj.

Të gjitha këto objekte do të jenë në gjendje që jo vetëm të kryejnë funksionin e tyre primar, atë për të cilin janë ndërtuar, por “edhe të flasin”. Psh frigoriferi do njoftojë nëse brenda tij ka ushqime që po u afrohet data e skadencës, lavatriçja do na tregojë kur mungon zbutësi i rrobave etj. Dhe vec kësaj, këto pajisje do të jenë në gjendje që të marrin e të zbatojnë komandat e njeriut, mbi bazën e njohjes së zërit.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar