SË BASHKU NE MUNDEMI

0

TË JEMI PËR NJËRI TJETRIN ME VEPRA BOLL MË  ME FJALË TË MËDHA TË PASTRA  PUSHTETESH

 

(Nisur nga vrasja e djalit 23 vjeçar Florenc Beqiraj në Marsejë të Francës,Ku mund të ishe ti apo dhe un .)

 

Rezultate imazhesh për shqiperia

 

Lajmi mbi rastin tragjik të Florenc Beqiraj është shumë i dhembshur,pikëllues për të gjithë  .Nisur nga kjo ngjarje e rëndë ,e shoh se  vlen dhe si një kambanë ,që gjithsecili mban në vetvete një mesazh,  thirrje ,  për ta parë  atë si një mësim apo pasqyrim të rrezikut , shembullit ,pasqyrimit dhe të vetë realiteteve tona përballë këtij rasti konkret.  .Të gjith mundohemi që ta jetojmë jetën sa më mirë,më pak apo dikush më shumë ,  ku ndryshe dikush zgjedh e qëndron aty ku fati e përcakton të lindë dhe jetojë. E shumë të tjerë në pesimizëm , pa e vrarë shumë mendjen vazhdojnë me mendimet se jashtë është “fushë me lule” ,  do jetojmë më mirë diku tjetër . Po  ,po , këtu qenkesh e vështirë shumë ! Shumë e vështirë! Sigurisht pasi një mendje negative , pa reflektimin mbi zgjimin se askund nuk është mbrekulli dhe të ofrohet pambuk e mjaltë në rrugët e shtigjet , që do kalosh dhe hapësh përgjatë jetës.

Por nga ana tjetër të gjithë kush e kush më shumë e themi me krenari ne jemi nga këtu  ku është pjesë e identitetit, kulturës së prejardhjes , formimit, krijimit dhe  lindjes ndër këto vise , që na falet dhuratë pa  na pyetur ,  por ku sot apo nesër ne do pyetemi më pas do tregojmë integritetin tonë brenda saj dhe formën e zhvillimit të shoqërisë  se si do kontibojmë  dhe i mbajmë gjallë ne dhe pse me vështirësi , por me dorën e zgjatur për njëri-tjetrin këto të fundit. Këto problematika  dhe situata shpesh të vështira ofrojnë forma të  zgjedhjes së nxituar e ku rezultojnë si formë e gabuar dhe pse janë perceptuar apo menduar si zgjidhje të problemeve apo si rrugëzgjidhje  për të dalë nga situatat e ndryshme.

Por nuk janë më të ashpra se ato që të gozhdojnë pak më shumë e ftohtë në një vend tjetër. Fatkeqësisht më shumë se të mundohesh dhe sakrifikosh aty ku ti njihesh dhe je pjesë e tij, zgjedh të  largohesh me pretendimin se duke  mos u përballur me problemet, sfidat dhe vështirësitë, që jeta dhe kushtet e jetesës apo zbardhjet  e mëngjeseve për mbijetesë gjenerojnë dita -ditës vetëm ankesa pa ngritur dhe gishtin më të vogël që të përpiqesh të kërkosh zgjidhje apo përkrahje këtu ,por të  shmagesh në largime të cilat mund të jenë dhe më të vështira në përgjigjjet që jeta të jep aty ku ti nuk je askushi sepse të rinjtë  pa arsim që braktisin kafenetë,llotot,klabet,,,,,,etj pretendojnë të gjejnë zgjidhje ,jashtë Atdheut ,por që këtu pse nuk e bëjnë këtë hap? Por  jo vetëm familjarë në gjakmarrje ndihen të kërcënuar, familjarë që janë pa të ardhura e ku janë të papunë, të rinj që mbarojnë  fakultetet dhe ku duhet të japim më të mirën tonë zgjedhim të largohemi e më pas e pësojmë në kthime me vonesë. Ku do të mungojnë ato mundësi që egzistonin dhe nuk i ndërmore si zgjidhja më e mirë përballë zgjedhjes së thjeshtë për tu larguar prej ku  sdo ti takosh më në rrugët që po ndërmerr.

Pse rikthehen?Sepse streha ku gjen paqen dhe pse në kushtet jo më të mirat është vendi jonë.Ndodh dhe ndryshe ku nuk mjafton tambli nga nëna që në këto vise të ka rritur e të ka burrëruar apo vajzëruar .As dora e palodhur e syri i pagjumë i pafjetur nga djepet apo krevatet e zbukuruar ,por që kurrë nuk të lëshoi nga përkujdesja. E si shpërblim pa dashur kthehet me një monedhë të papavlerë. Ku  sot braktisen prindërit për të ndërtuar pasuri, kështjella apo biznese, e kur të jenë zbardhur flokët e malli të ka tharë rikthehesh tek prindëritJo në fakt tek shtëpia që vetëm nostalgjia ti kujton se ato jan larguar përgjithmonë. . po kjo ka ndodhur ,po ndodh dhe shumë prej nesh gjendet apo ështJo në fakt tek shtëpia që vetëm nostalgjia ti kujton se ato jan larguar përgjithmonë. gjendur në situata të tilla . .Mbetet vetëm ti qash aty në varret ku lënë amanet të jenë streha e fundit që ti takosh ndonjëherë kur rruga tju sjellë sërisht në tokën Mëmë Shqipëri.

Një fasadë e cila të çon në një botë të fantazuar që më pas do të duhet ta përqafosh dhe goditesh nga realiteti i cili e thur atë “të ëmblin të huaj ” sepse  është jo vetëm këtu por kudo ku ka jetë dhe shoqëritë ndryshojnë por jo nga problemet dhe faktorët e vështira që na duhet të përballemi  dita ditës, me muundësi dhe pamundësi , por një faktor që padashur apo me dashje shpesh humbet në rrugët,vendimet dhe paramendimet e nxituara  të cilat na çojnë drejt një zgjidhje që gjejmë humbjen. Na mbetet për të  qëndruar në vetvdijen se ku jemi dhe ku po shkojmë për të  mos u ndalur dhe fshehur, por të kërkosh zgjidhje,  këtu ku je pjesë e tij dhe pse mund ta kemi shpesh si të vështirë duke mos kërkuar dhe lëvizur asgjë që të përket në  jetë duke bashkëpunuar për të hedhur hapa  ndoshta të vështirë por aty ku një dorë  do të zgjatet dhe nëse jo të paktën sdo të përzënë dhe shtypin si një i tepërt në kufij të huaj.A jemi ne ata ku e vështira dhe zgjidhja , jeton dhe bashkjeton së bashku me ne jo vetëm këtu ,por kudo tjetërkund , janë po dhe aq aktualë dhe duhet mos ndoshta për fatin apo mosdijen dhe informimin  e asaj që na pret ta kërkojmë ,provojmë  aktuale. Si do të lëvizim për të përballuar formën e zgjidhjes dhe zgjedhjes së të ndërtuarit  jetën?Dhe  me një çantë në kurriz shumë marrin rrugën, si zgjidhja më e mirë pa dashur dhe ditur se aty do gjejnë thjesht një goditje më të pamëshirshme.Shpesh duke mos u pajtuar dhe luftuar për ta mbrojtur dhe jetuar atë që mbartim si pjesë e jona  e pandashme dhe burim force që na përket .Ku mund ta bëjmë më mirë për vetveten dhe të tjerët në vijim por me vetëdije të plogësht e zgjedhim largimin se duket zgjedhja e duhur  në jetë . Të gjithë e duam e lëvdojmë por zgjedhim  si fund të shkojmë e mallin ta mbajmë peng e mos të qëndrojmë në zemrën tij dhe pse shpesh ajo është e ftohtë përsëri në thelb ajo është pjesë e jona .

Ngrohtësinë nuk mund ta gjejmë tek ajo që as nuk kemi vend aty dhe vrazhdësia mbetet gjithmonë mike në çdo hap sado i suksesshëm qoftë ai.janë të vrazhdë nga pamundësia për të na bërë të realizojmë çdo dëshirë  , kërkesë apo pretendim që mund të kemi në raport me mundësitë,  që vendi  posedon përkundrejt realizimit të tyre.Këtu Atdheu i cili është streha , sakrifica,  ndër breza ,  por që brezat po shkëputen si forma e re e të zhvilluarit për të njohur një jetë më të mirë pa ditur se është dhe më shumë e ashpër gjoba që duhet të paguajë.Familje me fëmijë që janë gjenerata e re e frymës, për jetë dhe gjallëri në këtë tokë.Por ku duhet të largohen faktikisht në Shtete të cilat ofrojnë përkrahje e një rrogë më të lartë për ta e përkundrejt  humbasin gjuhën, traditat, ngrohtësinë dhe afrimitetin me atë që quhet vendlindje, Atdhe, sepse siç thuhet larg syrit larg zemrës. Dhe njohja apo e folura e bukur e një gjuhe tjetër  ku braktisin atë me të cilën lindën e  fatalisht gëzohen aq shumë , që thuhet duken sikurse dhe vetë Gjermanët e dinë sikurse  dhe vetë ata janë të parët . Në përfundime të vërteta jo të ëmbla më pas pohojnë se Shqipen nuk munden ta flasin se janë vetëm në këto kontakte dhe rrethana e prindërit shumë pak mundohen tjua ushqejnë ,  pasi dhe vetë fëmijët mundësisht e refuzojnë deri në mohim të gjenerimit dhe jetësimit në jetën e tyre të Gjuhës nga e cila rrjedhin, si gjak dhe Identitet .

Një kohë të shkurtër apo e gjatë qoftë nga shumë faktorë përfundimisht  merret një valixhe  dhe e mbush me ato gjëra,  që mundet ti nxërë e të largohen në destinacione , që presin apo dëshirojnë që të ndërtojnë jetën më mirë. Dhe në fund e mira nuk qenkesh më e mira , por ndër vështirësi të reja të kërkosh të mirën e pagjendur. Ashtu sikurse ecjet në hapësira me mjergull  , që shkojnë e prekin ato që nuk i njohin dhe mundohen të përshtaten me të panjohurën e pa pasur guximin , që të pajtohen me realitetin , që e njohin por që duhet ta shmangin me largime.  A thua forma më e mirë është të braktisësh realitetin pa ngritur as gishtin më të vogël për ta ndryshuar,  për ti dhënë  forcë dhe qëllim vetvetes , për ta ndryshuar me punë pa e braktisur. Të tregojmë se ajo që na përket duhet ruajtur por nuk mjafton , janë shumë sfida,  por ne e sfidojmë me dashurinë për vendin tonë. por nuk mjafton.  Apo në fund  do të duhet të vritesh e shpirtin pa motiv dhe arsye ta marrin , ku largohesh për të siguruar një jetesë të qetë , përfundon në fund të  pa mëshirë dhe kuptim të humbur të saj , por që përfundimi është një mesazh se ne spo shpëtojmë pse ikim, por po largohemi nga dëshira për të jetuar me ato që jeta rezervon, lumturi, zhgënjime, fitore, humbje,sfida .  Janë ato të cilat duke i shmagur nga këtu  ,  largohemi larg,  por aq larg sa dhe  goditja që do marrim atje larg , është po kaq e fortë sa dhe vetë ajo largësi.

Epo  e di se dhe kjo mund të jetë në fakt diçka pa shumë rëndësi por thelbi është në zërin tonë që është si një thirrje për zgjim brenda vetë nesh se ne mundemi dhe me  motiv dhe vullnet të gjindshëm për njëri tjetrin së bashku do arrijmë që të gjith zërat tonë të kenë forcë , vlerë dhe rëndësi.   Kjo nuk është një shkrim patjetër si shpjegim si pamundësi dhe e pamundur ,  zgjidhjen , por ndoshta një thirrje , që patjetër ndoshta mund të jetë aq e heshtur sa shumë me vështirvs, i aq sa dhe e pamundur mund të shkojë në vëmendje të kureshtjes së zgjuar. Të mendojmë më pak dhe të dëgjojmë më shumë e të jemi pranë njëri- tjetrit sepse nëse një vend kaq i vogël ka kaq shumë heshtje, që brenda po ulërasin  , atëherë do jetë një fund po i heshtur në humbje zërash të rinj, rinisë së ardhmes së vendit tonë duke u larguar siç po bëjnë fatkeqësisht shumica jo vetëm të rinj, por profesionistë, familjarë,,,etj .

 

Punoi:F.B

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here