Schuster: Casillas, të ndryshojë skuadër

Schuster: Casillas, të ndryshojë skuadër

Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, ka sugjeruar gardianin e portës madrilene Iker Casillas që ta vazhdojë karrierën në një klub tjetër. Ndryshe nga koha e Mourinhios, Casillas e ndoqi ndeshjen e parë të La Ligës nga banka e rezervave. Ançeloti ka preferuar më para Diego Lopez sesa Casillasin, arsyeja nuk është e qartë. Kjo


Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, ka sugjeruar gardianin e portës madrilene Iker Casillas që ta vazhdojë karrierën në një klub tjetër.

Ndryshe nga koha e Mourinhios, Casillas e ndoqi ndeshjen e parë të La Ligës nga banka e rezervave. Ançeloti ka preferuar më para Diego Lopez sesa Casillasin, arsyeja nuk është e qartë. Kjo ka bërë që Schuster të reagojë në mbrojtje të Casillas.

Gjatë një interviste të dhënë  për Tiki Taka trajneri i Malagas tha: “Do ta kuptoja nëse Iker kërkon të largohet. Ishte e pamundur ta imagjinoje Raulin te një klub tjetër, e njëjta vlen edhe për Ikerin, por këtë sezon do jetë edhe Kampionati Botëror (2014) dhe ai nuk mund të lejojë që ta kalojë sezonin në bankën rezervë. Ai duhet të luajë. Është punë shumë e vështirë të qenit portier i Real Madridit dhe Ikeri është ai që është, ndërsa një lojtar aq i mirë sa ai nuk mund të lejojë të jetë në një situatë të këtillë”.

Interesant duket spekulimin se klubi kundërshtar i madrilenëve, Barcelona, kërkonë që të transferojë Casillasin në janar. Nuk dihet nëse mund të jetë apo jo i vërtetë ky lajm. Gjithsesi le të presim janarin!

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar