Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schutz, i drejtoi një apel deputetëve të opozitës shqiptare që të kthehen në Parlament, aty ku sipas tij, është edhe vendi i tyre. “Apeli im është që deputetët duhet të punojnë në parlament sepse për këtë zgjidhen. E kemi diskutuar edhe më parë që parlamentarët zgjidhen për të shkuar në
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schutz, i drejtoi një apel deputetëve të opozitës shqiptare që të kthehen në Parlament, aty ku sipas tij, është edhe vendi i tyre.
“Apeli im është që deputetët duhet të punojnë në parlament sepse për këtë zgjidhen. E kemi diskutuar edhe më parë që parlamentarët zgjidhen për të shkuar në parlament edhe nëse nuk janë dakord me procedurat, ka njerëz që vijnë në parlament edhe pse nuk janë dakord. Vendi i tyre është në parlament”, deklaroi Schutz gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Gjithashtu Presidentit i Parlamentit Europian, Martin Schutz, konfirmoi vizitën në Tiranë.
Rama në konferencë iu referua çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Sa i përket Shqipërisë jam i bindur që do të jetë një shembull në të gjitha drejtimet që iu kërkoni, duke filluar nga zbatimi i ligjit dhe procesin e modernizimit. Do të besoj gjithmonë që procesi i evropianizimit është proces modernizimi”, theksoi z. Rama.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *