Sarandë, tritol në zyrën e avokates

Sarandë, tritol në zyrën e avokates

Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë qenë fatale për qytetin e Sarandës. Një sasi e konsiderueshme tritoli ka tronditur qytetarët e lagjes 1 pranë Gjykatës së këtij qyteti. Sipas policisë së Sarandës, shpërthimi ka ndodhur në zyrën e avokates Albana Husi. Fatmirësisht përveç dëmeve të shumta  materiale, dyer, dritare apo objekte të tjera,

Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë qenë fatale për qytetin e Sarandës. Një sasi e konsiderueshme tritoli ka tronditur qytetarët e lagjes 1 pranë Gjykatës së këtij qyteti.

Sipas policisë së Sarandës, shpërthimi ka ndodhur në zyrën e avokates Albana Husi. Fatmirësisht përveç dëmeve të shumta  materiale, dyer, dritare apo objekte të tjera, nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Banorët që banonin në këtë zone janë tronditur nga shpërthimi dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Blutë e Sarandës kanë nisur hetimet ndërkohë ende nuk dihet sasia e tritolit të vendosur në zyrën e avokates dhe nëse shpërthimi lidhet me detyrën e Albana Husit.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar