Sarandë, operacioni “Piramida”, policia sekuestron mbi 100 kilogram drogë

Policia e Sarandës ka sekuestruar mbi 100 kilogram drogë gjatë një operacioni të quajtur “Piramida”. Operacioni ka nisur në aksin rrugor Sarandë-Janjar në vendin e quajtur “Lemi i gurtë”,ku edhe është bllokuar një automjet i tipit Mercedes Benz 240 dhe ndërkohë është shoqëruar për në komisariat drejtuesi i mjetit, emri i të  cilit nuk bëhet

Policia e Sarandës ka sekuestruar mbi 100 kilogram drogë gjatë një operacioni të quajtur “Piramida”.

Operacioni ka nisur në aksin rrugor Sarandë-Janjar në vendin e quajtur “Lemi i gurtë”,ku edhe është bllokuar një automjet i tipit Mercedes Benz 240 dhe ndërkohë është shoqëruar për në komisariat drejtuesi i mjetit, emri i të  cilit nuk bëhet i ditur nga policia lokale.

“Gjatë veprimeve operacionale të kryera është gjetur automjeti ti fuoristradë Toyota, Brenda të cilës është gjetur një sasi prej mbi 100kg lëndë narkotike. Mendohet se lënda do të transportohej nga trafikantët deri në urën e lumit Frashër në fshatin Janjar me automjet dhe më pas do të ngarkohej në kafshë për t’u trafikuar në drejtim të Greqisë”, sqaroi policia e Qarkut Vlorës.

Në bashkëpunim me strukturat antidroge në Komisariatin e Policisë së Rendit Sarandë po vijojnë veprimet operacionale për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar