“Galaxy Gear” po krijojnë trendin më të fundit të teknologjisë. S’ka më smartfona dhe tableta të vjetër të mërzitshme. Orët “smart” po i zëvëndësojnë në një gjë të thjeshtë dhe shumë komode për tu përdorur. Orët “Gear” lidhen me smartfonët Samsung Galaxy apo tabletët. Kjo shërben për tu bërë të ditur përdoruesve se kur u
“Galaxy Gear” po krijojnë trendin më të fundit të teknologjisë. S’ka më smartfona dhe tableta të vjetër të mërzitshme. Orët “smart” po i zëvëndësojnë në një gjë të thjeshtë dhe shumë komode për tu përdorur.
Orët “Gear” lidhen me smartfonët Samsung Galaxy apo tabletët. Kjo shërben për tu bërë të ditur përdoruesve se kur u vjen një mesazh i shkruar , një telefonatë, apo e-mail.
Kjo orë teknologjike u zbulua në një konferencë teknologjike IFA për konsumatorët nga njëri prej shefave ekzekutivë të Samsung, J.K. Shin. Ky i fundit u shpreh se orët “smart” do të mund të shiten online në 140 vende, duke nisur nga 25 shtatori.
Shtete si SHBA-ja dhe Japonia nuk mund të përfitojnë nga kjo risi në fushën e teknologjisë, pa ardhur muaji tetor.
“Gear”, ka një ekran 1,63 inch si çdo orë elektronike tjetër, por që vendoset mbi një sistem operimi Android të Google-it. Ajo do të jetë e disponueshme në disa ngjyra, nga e zeza në bezhë, por edhe portokalli e fortë.
/Jonida Halila/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *