Samsung s4 mini tani me ngjyra

Samsung s4 mini tani me ngjyra

Samsung ka lancuar së fundmi  modelin minimal të Samsung Galaxy S4, versionin Mini, dhe tani ky model do të jetë  në tri ngjyra të ndryshme. Samsung Galaxy S4 Mini do të jetë në dispozicion në ngjyrë të kuqe, kafe dhe të kaltërt, ndërsa telefoni gjithashtu do të jetë në dispozicion edhe me ngjyrat standarde të

Samsung ka lancuar së fundmi  modelin minimal të Samsung Galaxy S4, versionin Mini, dhe tani ky model do të jetë  në tri ngjyra të ndryshme.

Samsung Galaxy S4 Mini do të jetë në dispozicion në ngjyrë të kuqe, kafe dhe të kaltërt, ndërsa telefoni gjithashtu do të jetë në dispozicion edhe me ngjyrat standarde të versioneve ekzistuese, atë të zezë dhe të bardhë.

Samsung Galaxy S4 Mini pritet që të lëshohen së shpejti në treg. Samsung Galaxy S4 Mini përmban ekranin e ndjeshëm në prekje me 4,3 inç në teknologjinë qHD dhe Super AMOLED, me një rezulucion prej 540 x 960 piksel, ndërsa procesori i pajisjes është dual core me 1.7Ghz.

S4 Mini gjithashtu do të vijë me versionin më të fundit të Android 4.2.2 Jelly Bean. Specifikat tjera që përfshihen ne Samsung Galaxy S4 Mini janë edhe kamera e pasme me 8 megapixel, lidhja 802.11 a / b / g / n ËiFi, GPS, Bluetooth 4.0, si dhe rrjetet NFC dhe LTE, bashkë me 1.5 GB RAM memorie dhe një microSD me 8GB

/Klajdi Lleshi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar