Samsung Galaxy S4 del ne treg

Samsung Galaxy S4 del ne treg

Pas prezantimit të bujshëm të tij në muajin mars, kompania gjigande Samsung ka hedhur në treg smartphone-in më të ri. Bëhet fjalë për “Galaxy S4”. Fansat e “Samsung Galaxy S4” mund ta bëjnë të tyrin aparatinme një çmim që varion nga 700-800 euro.  “Samsung Galaxy S4” vjen plot me risi. “Samsung Galaxy S4” ka një

Pas prezantimit të bujshëm të tij në muajin mars, kompania gjigande Samsung ka hedhur në treg smartphone-in më të ri. Bëhet fjalë për “Galaxy S4”. Fansat e “Samsung Galaxy S4” mund ta bëjnë të tyrin aparatinme një çmim që varion nga 700-800 euro.  “Samsung Galaxy S4” vjen plot me risi.

“Samsung Galaxy S4” ka një ekran me madhësi 4.99 inch dhe me rezolucion 1080 x 1920 Full HD. Ka dy kamera të cilat mund të punojnë edhe në të njëjtën kohë. Kamera nga pjesa e mbrapme është 13 Mega Pixel dhe ajo para 2 Mega Pixel. Kamerat kanë shumë veti si: fokusimi i objekteve të veçanta, fokusimi i fytyrës, buzeqeshjes etj. Gjithashtu kamera mund të bëjë një numër të madh fotografish brenda një sekondi. “Galaxy S4” ka një dizanj të përafërt me “Samsung Galaxy S3” dhe është në ngjyrë të bardhë dhe të zezë.

Hedhja e “Samsung Galaxy S4” në  treg ka rritur ndjeshëm konkurrencën me kompani të mëdha, si Apple apo HTC. Momentalisht “Galaxy S4” po konkuron me “HTC One X” dhe me “iPhone 5”. Në muajin qershor pritet që Apple të vijë me një tjetër “iPhone”’, duke bërë që konkurrenca të rritet akoma më shumë.

/Ejup Lila/

Samsung-Galaxy-S41 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar