Samsung do të prezantojë Samsung Galaxy S4 Mini në qershor

Samsung do të prezantojë Samsung Galaxy S4 Mini në qershor

Strategjia e Samsung për te prodhuar pajisjet e saj në forma të ndryshme dhe madhësive është mjaft efektive. Pas Samsung Galaxy S4 kompania do të sjellë versionin Samsung Galaxy S4 Mini. Kompania do ta prezantojë telefonin në muajin qershorit por ajo nuk ka dhënë një datë se kur aparati më i ri i tyre do

Strategjia e Samsung për te prodhuar pajisjet e saj në forma të ndryshme dhe madhësive është mjaft efektive. Pas Samsung Galaxy S4 kompania do të sjellë versionin Samsung Galaxy S4 Mini. Kompania do ta prezantojë telefonin në muajin qershorit por ajo nuk ka dhënë një datë se kur aparati më i ri i tyre do të dalë në shitje.

S4 Mini do të ketë një ekran 4.3 inch (10.9 cm). Kjo përmasë është pak më e madhe se S3 Mini. S4 Mini do të ketë një kamera tetë megapiksel në pjesën e pasme të tij, krahasuar me kamerën 13 megapiksel të S4. Proçesori do të jetë 1.7 Ghz dual core, që do të thotë më pak i fuqishëm se chip quad-core që gjendet tek S4.

S4 Mini është lëvizja e fundit e Samsung në strategjitë e tij për sjelljen e aparatëve celularë ne forma dhe madhësi të ndryshme.  “ata gati bëjn cdo ndryshim të mundshëm në një pajisje për të testuar tregun. Me këto ndryshme ata kanë pasur një sukses relativisht të mirë, veçanërisht me Galaxy Note,” tha Nick Dillion, analist celularësh për Ovum.

/Ejup Lila/

_67888344_00_gt-i9190_front_black_standard_online

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar