Sami Lushtaku: Edi Rama, urime për fitoren

Sami Lushtaku: Edi Rama, urime për fitoren

Kryetari i komunës së Skënderajt në Kosovë, Sami Lushtaku aktualisht në paraburgim, nën akuazën e krimeve të luftës, ka uruar kryetarin e PS-së, Edi Rama  për fitoren e zgjedhjeve. Lushtaku së bashku me disa ish-drejtues të tjerë të UCCK-së u arrestuan disa ditë më parë. Letra është  publikuar nga gazeta Express dhe në të shkruhet:

Kryetari i komunës së Skënderajt në Kosovë, Sami Lushtaku aktualisht në paraburgim, nën akuazën e krimeve të luftës, ka uruar kryetarin e PS-së, Edi Rama  për fitoren e zgjedhjeve.

Lushtaku së bashku me disa ish-drejtues të tjerë të UCCK-së u arrestuan disa ditë më parë.

Letra është  publikuar nga gazeta Express dhe në të shkruhet:

“I dashur mik,

Më lejoni fillimisht që t’ju uroj nga zemra ju dhe Partisë Socialiste fitoren bindëse në zgjedhjet e 23 qershorit.

Qytetarët e komunës së Skënderajt ndihen krenar që para disa ditësh Kuvendi i Komunës kishte vendosur që ju të shpalleni qytetar nderi i komunës tonë.

Për shkak se një prokuror ndërkombëtar ka ngritur dyshime ndaj meje se kam kryer krime lufte, dhe se për këtë shkak aktualisht jam i privuar nga liria, kemi qenë të detyruar që ndarjen e titullit Qytetarit Nderi ta shtyjmë për një kohë të pacaktuar, por jo të pafundme. Jam i bindur që shumë shpejt do t’iu presim në Skenderaj, si Qytetar i Nderit.

Siç, edhe jam i bindur që qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e ditës së diel bënë zgjedhjen e duhur.

Vota e tyre sigurisht se do të jetë një motiv i jashtëzakonshëm për ju dhe ekipin e juaj që ta bëni realitet ëndrrën e shqiptarëve për t’i integruar në familjen evropiane”.

/Enkeleda Cami/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar