Samaras takon sot Obamën

Samaras takon sot Obamën

Kryeministri grek, Antonis Samaras pritet të takohet me Presidentin Barack Obama dhe me Sekretarin e Shtetit John Kerry fjatë vizitës së tij 3-ditore në Uashington e Nju Jork. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jennifer Psaki ku shprehet se: “Vizita e kryeministrit Samaras në Uashington thekson fuqinë e marrëdhënieve amerikano-greke. Sekretari

Kryeministri grek, Antonis Samaras pritet të takohet me Presidentin Barack Obama dhe me Sekretarin e Shtetit John Kerry fjatë vizitës së tij 3-ditore në Uashington e Nju Jork.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jennifer Psaki ku shprehet se:

“Vizita e kryeministrit Samaras në Uashington thekson fuqinë e marrëdhënieve amerikano-greke. Sekretari Kerry do të rikonfirmojë mbështetjen e SHBA-së për Greqinë ndërsa ajo zbaton reformat kryesore strukturore për të krijuar një të ardhme më të begatë për popullin e saj.

Të dy udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu një gamë të gjërë çështjesh të interesit të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin e mbrojtjes, përpjekjet globale për të luftuar terrorizmin dhe bashkëpunimin rajonal.”

Kulmi i vizitës tre-ditore të udhëheqësit grek është një takim sot me presidentin Obama.

Arsyeja kryesore e kësaj vizite duket se është mbështetje për qeverinë greke ndërsa ajo përpiqet për të nxjerrë vendin nga vështirësitë e vazhdueshme financiare që kanë shkaktuar pakënaqësi të gjëra mes qytetarëve të saj.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Samaras në vizitën e tij pritet të vizitojë zyrat e gazetës “Ëashington Post” e cila u shit kohët e fundit.

Samaras do të ndalet edhe në Nju Jork, për bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon, Kryetarin e Bashkisë Michael Bloomberg dhe investitorë greko-amerikane.

 /Sonila Qazimi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar