Salmonela helmoi dasmorët

Salmonela helmoi dasmorët

Instituti i Shendetiti Publik konfirmon se helmimi i dasmorëve në fshatin Gorishovë në Cakran të Fierit ka ndodhur për shkak të konsumimit të mishit të infektuar nga salmonela. Por specialistët e Institutit hedhin poshtë rezultatet e dala nga Drejtoria e Shëndetit në Fier, sipas të cilave kuzhinieri ka qenë i infektuar nga salmonela e më

Instituti i Shendetiti Publik konfirmon se helmimi i dasmorëve në fshatin Gorishovë në Cakran të Fierit ka ndodhur për shkak të konsumimit të mishit të infektuar nga salmonela.

Por specialistët e Institutit hedhin poshtë rezultatet e dala nga Drejtoria e Shëndetit në Fier, sipas të cilave kuzhinieri ka qenë i infektuar nga salmonela e më pas bakteri të jetë përhapur tek dasmorët.

Nderkohe që të hënën pritet të dalin pergjigjet e analizave më të detajuara të produketeve të konsumuara, por dhe të dasmorëve.Deri më tani është konfirmuar që mishi i konsumuar në ceremoninë e martesës të dielën  në Gorishove ka qenë i infektuar me salmonelë.

Sipas informacionit zyrtar të ISHP, rreth 100 persona qe u helmuan nga konsumimi i mishit në një ceremoni martese në fshtain Gorishove në Cakran të Fierit kanë marre gjatë kësaj jave ndihmen e specializuar mjekësore në spitalin e Fierit dhe Ballshit. Aktualisht në Spitalin Infektiv të qytetit të Fierit ndodhen të shtruar rreth 13 dasmore nga 28 që ishin në fillim, ndërsa në spitalin pediatrik po trajtohen 4 fëmijë, edhe këta të helmuar në dasmë.Drejtori i ISHP-së ka deklaruar se gjëndja e tyre shëndetësore është e përmiresuar.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar