Kryeministri ka vijuar ditën e sotme turin e inaugurimeve në të gjithë vendin. Fillimisht mori pjesë në inaugurimin e shkollës 9-vjeçare Adem Krasniqi në Elbasan. Gjatë fjalimit të tij kreu i vendit u shpreh se arsimi i është prioriteti i qeverisë së tij, ndërsa premtoi se do të ketë më shumë investime në këtë fushë për
Kryeministri ka vijuar ditën e sotme turin e inaugurimeve në të gjithë vendin. Fillimisht mori pjesë në inaugurimin e shkollës 9-vjeçare Adem Krasniqi në Elbasan.
Gjatë fjalimit të tij kreu i vendit u shpreh se arsimi i është prioriteti i qeverisë së tij, ndërsa premtoi se do të ketë më shumë investime në këtë fushë për të arritur standardet evropiane.
“Arsimi është prioritet i qeverisë. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 1300 shkolla në të gjithë vendin. Do të bëjmë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në vend. Këto vite përmirësimi i cilësisë në arsim ka kaluar edhe nivelin e fqinjëve tanë. Kemi rritur rrogat e mësuesve deri në 140 %, mandatin tjetër pagat e tyre do shkojnë në 700 dollarë. Kemi vendosur mbi 24 mijë kompjuterë në shkolla, së shpejti do të arrihet standardi i vendeve të BE-së”, theksoi kryeministri duke vënë në pah edhe arsimin profesional.
Më pas kryeministri inauguroi bibliotekën e Universitetit “Aleksandër Xhuvani“ në Elbasan, ku u takua me pedagogë dhe studentë.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *