Sa kushton një yll në shëtitoren e Hollivud-it dhe disa kuriozitete interesante

Pavarësisht se është një gjest që kryhet për meritat e tyre, të gjithë aktorët e përzgjedhur duhet të paguajnë një tarifë prej 30 mijë dollarësh, për të pasur yllin e tyre në Shëtitoren e Famës në Hollivud.   Flota më e vjetër detare në botë dhe që është ende aktive, është e ajo e Portugalisë.

Pavarësisht se është një gjest që kryhet për meritat e tyre, të gjithë aktorët e përzgjedhur duhet të paguajnë një tarifë prej 30 mijë dollarësh, për të pasur yllin e tyre në Shëtitoren e Famës në Hollivud.

 

Flota më e vjetër detare në botë dhe që është ende aktive, është e ajo e Portugalisë.

images

Në vitin 2013, një suedez u arratis nga burgu një ditë para lirimit të tij, për të shkuar tek një dentist, dhe më pas u rikthye pasi mjekoi dhëmbin që i shkaktonte dhimbje.

Në Norvegji, duhen 3 vjet të arsimit të lartë për t’u bërë një oficer policie. Trajnimi zhvillohet në një universitet, dhe çdo i diplomuar merr diplomën ‘bachelor’ në “Studimet mbi policinë”.

Kokat e stilolapsave, kanë një vrimë në krye për të zvogëluar rrezikun e mbytjes, nëse gëlltiten aksidentalisht, sidomos nga fëmijët.

Shkrimtari amerikan Ernest Vinsent Rajt shkroi “Gadsby”, një roman me 50.000 fjalë pa përdorur asnjeherë gërmën “e”. Deri më sot, ai është konsideruar si një nga shembujt më të mirë të shkrimit të kufizuar.

17532429779_4

Delfinët mund t’i shohin skeletet tona, dhe të ndiejnë rrahjet e zemrës përmes sonarit të tyre. Ata madje njihen se shpërqëndrojnë peshkaqenët, sa herë ata tentojnë të sulmojnë njerëzit.

Në 5 ditë, 1 amerikan konsumon mesatarisht po aq sheqer, sa një amerikan konsumonte 200 vite më parë gjatë gjithë vitit.

Në vitet 1950, shfaqjet televizive në SHBA nuk lejoheshin të përdorin fjalën “pregnant” (shtatzënë), pasi konsiderohej diçka e pahijshme.

Shkencëtarët në qendrën e vëzhgimit hapësinor “Allen Telescope Array”, mbajnë gjithnjë shampanjë në frigoriferin e tyre, në rast se gjejnë shenjat e jetës jashtëtokësore.

ratan2_large

/A.Miha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar