Sa e përdorin evropianët Facebook’un?

Rrjeti social Facebook për të parën herë i ka publikuar të dhënat dhe rritjen e saj ndërkombëtare. Kësaj radhe, në raportin e saj Facebook ka ofruar të dhëna specifike për tregje të mëdha si Gjermania, e cila tani ka 25 milionë përdorues, dhe 18 milionë përdorues mobil. Më herët, Facebook publikonte të dhëna të përdorimit

Rrjeti social Facebook për të parën herë i ka publikuar të dhënat dhe rritjen e saj ndërkombëtare. Kësaj radhe, në raportin e saj Facebook ka ofruar të dhëna specifike për tregje të mëdha si Gjermania, e cila tani ka 25 milionë përdorues, dhe 18 milionë përdorues mobil.

Më herët, Facebook publikonte të dhëna të përdorimit të rrjetit social të cilat ishin të kombinuara për ueb dhe pajisje mobile, dhe numrin e saj të përgjithshëm të përdoruesve. Mirëpo, këto të dhëna nuk tregonin saktë se cila pjesë e botës ka kontribuar më shumë që rrjeti social të ketë 874 milionë përdorues aktivë në pajisjet mobile, apo 507 milionë përdorues aktivë në ditë, sa kishte deri në shtator të këtij viti, ndërsa numri i përgjithshëm i përdoruesve të saj kishte arritur në 1.19 miliardë, nga të gjitha pajisjet.

Ndërsa tani, rrjeti social e ka bërë një ndarje më të mirë të dhënave të përdoruesve të saj, sipas shteteve të mëposhtme:

Gjermania – 19 milionë përdorues aktivë ditor, 25 milionë përdorues në muaj (43% e përdoruesve gjerman të internetit janë në Facebook, 76% e përdoruesve mujor e vizitojnë faqen në baza ditore), 13 milionë përdorues aktivë në ditë nga pajisjet mobile, 18 milionë përdorues mujor aktivë nga pajisjet mobile (27% e totalit të përdoruesve të telefonave mobil)

Franca – 18 milionë përdorues aktivë ditor, 26 milionë përdorues në muaj, (63% e përdoruesve francez të internetit janë në Facebook, 69% e përdoruesve mujor e vizitojnë faqen në baza ditore), 11 milionë përdorues aktivë në ditë nga pajisjet mobile, 17 milionë përdorues mujor aktivë nga pajisjet mobile (33% e totalit të përdoruesve të telefonave mobil)

Spanja – 12 milionë përdorues aktivë ditor, 18 milionë përdorues në muaj, (58% e përdoruesve spanjoll të internetit janë në Facebook, 67% e përdoruesve mujor e vizitojnë faqen në baza ditore), 8.1 milionë përdorues aktivë në ditë nga pajisjet mobile, 13 milionë përdorues mujor aktivë nga pajisjet mobile (32% e totalit të përdoruesve të telefonave mobil).

Italia – 17 milionë përdorues aktivë ditor, 23 milionë përdorues në muaj, (71% e përdoruesve italian të internetit janë në Facebook, 74% e përdoruesve mujor e vizitojnë faqen në baza ditore), 10 milionë përdorues aktivë në ditë nga pajisjet mobile, 16 milionë përdorues mujor aktivë nga pajisjet mobile (32% e totalit të përdoruesve të telefonave mobil)

Suedia – 3.8 milionë përdorues aktivë ditor, 7.9 milionë përdorues në muaj, (78% e përdoruesve suedez të internetit janë në Facebook, 78% e përdoruesve mujor e vizitojnë faqen në baza ditore), 3 milionë përdorues aktivë në ditë nga pajisjet mobile, 4 milionë përdorues mujor aktivë nga pajisjet mobile (53% e totalit të përdoruesve të telefonave mobil).

Turqia – 19 milionë përdorues aktivë ditor, 33 milionë përdorues në muaj, 9.5 milionë përdorues aktivë ditor nga pajisjet mobile, dhe 20 milionë përdorues aktivë mujorë nga pajisjet mobile.

Facebook tani është shndërruar në shërbimin më të madh mobil rreth e rrotull globit, duke u bërë një pjesë e qëndrueshme dhe e institucionalizuar e internetit

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar