PS feston 22-vjetorin, mungojnë Nano, Dule e Gjinushi

PS feston 22-vjetorin, mungojnë Nano, Dule e Gjinushi

Partia Socialiste festoi dje 22-vjetorin e themelimit të saj dhe fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit. Pritja u bë në hotel  “Sheraton”, në tarracën e të cilit ishin katër violiniste që luanin muzikë harqesh, ndërsa të ftuarit rroknin gotën e verës për t’i uruar njëri-tjetrit. Tashmë në PS klima  ishte krejt ndryshe nga herët e

Partia Socialiste festoi dje 22-vjetorin e themelimit të saj dhe fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit. Pritja u bë në hotel  “Sheraton”, në tarracën e të cilit ishin katër violiniste që luanin muzikë harqesh, ndërsa të ftuarit rroknin gotën e verës për t’i uruar njëri-tjetrit. Tashmë në PS klima  ishte krejt ndryshe nga herët e tjera.

Të ftuarit e  festës u pritën nga më të vjetrit në Partinë Socialiste, Gramoz Ruçi, Arta Dade, Pandeli Majko e më pas dhe Blendi Klosi. Ndërkaq i pari që kishte  mbërritur  ishte Ruçi, ndërsa i fundit ishte Edi Rama me bashkëshorten Linda.

Në këtë përvjetor, merrnin pjesë themelues të kësaj partie, deputetë të rinj dhe të vjetër, të rinj të Forumit Rinor Eurosocialist, si dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, mbërriti me bashkëshorten, tashmë deputete, Monika Kryemadhi, dhe vajzën e tyre të vogël, ndërsa ishte thuajse e gjithë Kryesia e partisë që Meta drejton. Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, mbërriti pak para mbërritjes së Edi Ramës, ndërsa më parë kishin mbërritur dhe ambasadori i BE-së, Sekui, i shoqëruar nga deputeti socialist Ditmir Bushati, ambasadorja franceze Moro, ambasadori italian Massimo Gaianin etj.

Në këtë festë  mungonte ish-kryetari i parë i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili mësohet se ndodhet jashtë shtetit.

Ndërkohë në qendër dhe të fjalës së Edi Ramës ishte Ilir Meta dhe kontributi i LSI-së në fitoren e zgjedhjeve, në festën e djeshme munguan Skënder Gjinushi e Vangjel Dule, ndërsa prezent ishte kreu i PDS-së Paskal Milo, kreu i PSV91, Petro Koçi etj.

Pas fjalës së Ramës, Meta dhe Kryemadhi u larguan nga festa, ndërsa Rama ka takuar të gjithë të pranishmit, me të cilët ka bërë dhe fotografi.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar