Është bërë tashmë si lojë fëmijësh, çështja e Sirisë. Rusia duket se do që të dalë si shpëtimtarja e gjëndjes në Siri pasi kjo e fundit i kërkoi Sirisë që të vendosë gjithë arsenalin e saj të armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar, nëse kjo do t’i ndryshonte mendjen Shteteve të Bashkuara për të mos sulmuar
Është bërë tashmë si lojë fëmijësh, çështja e Sirisë. Rusia duket se do që të dalë si shpëtimtarja e gjëndjes në Siri pasi kjo e fundit i kërkoi Sirisë që të vendosë gjithë arsenalin e saj të armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar, nëse kjo do t’i ndryshonte mendjen Shteteve të Bashkuara për të mos sulmuar vendin.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se propozimi i Rusisë ishte konkret, përfshin komunitetin ndërkombëtar që do të marrë në dorëzim të gjitha armët kimike të Sirisë, t’i vendosë në një vend të sigurtë e më pas t’i shkatërrojë.
Lavrov shtoi se i kishte bërë këtë propozim homologut të tij sirian gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë dhe se ndodhej në pritje të një përgjigje të shpejtë nga ana e Damaskut lidhur me këtë çështje.
/Redjon Shtylla/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *