Rusia: Sulmi ndaj Sirisë destabilizon rajonin

1

Ministrit i jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot gjatë një bisede telefonike me të dërguarit e Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Lakhdar Brahimi, përcolli vërejtje në lidhje me sulmin kundër qeverisë siriane. Ai tha se se këto sulmet ushtarake kundër Sirisë do ta destabilizojnë këtë vend si edhe rajonin e Lindjes së Mesme.

Kjo vërejtje ka ardhur pas shenjave në rritje se shtetet perëndimore po përgatiten për aksion të mundshëm ushtarak.

Mbrëmë vonë, zv.presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se nuk ka dyshime në përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë siriane dhe për këtë duhet mbajtur përgjegjësi.

“Armatimet kimike janë përdorur. Çdokush e pranon përdorimin e tyre. Askush nuk dyshon se meshkujt, femrat dhe fëmijët ishin viktima të sulmeve të armatimit kimik në Siri”, tha ai.

/Jola Llozhi/

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here