Rusia nis operacionin e sigurisë për Olimpiadën Dimërore

0

Rusia ka nisur operacionin e sigurisë për Olimpiadën Dimërore që do të nisin në muajin e ardhshëm në Soçi. Vladimir Puchkov, ministër i Situatave Emergjente ka thënë se që nga e enjtja,” të gjitha divizionet përgjegjëse për sigurinë e vizitorëve do të vihen në gadishmëri”.

Ndërkaq qasja në zonat përreth lokacioneve të olimpiadës do të jetë e kufizuar për njerëzit me bileta dhe prova të identitetit. Kjo masë është marrë pas vdekjes së 34 personave në dy sulme vetëvrasëse, në Volgograt muajin e kaluar.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here