Rusia: Jo propagandë pro homoseksualëve gjatë Olimpiadës 2014

Rusia: Jo propagandë pro homoseksualëve gjatë Olimpiadës 2014

Rusia do të zbatojë një ligj të ri që ndalon ushtrimin e aktiviteteve për të drejtat e homoseksualëve gjatë periudhës që do të presë në Sochi (Soçi) atletët dhe fansat përgjatë Lojërave Olimpike 2014. Kështu u shpreh ministri rus i sporteve, Vitali Mutko, të enjten duke kundërshtuar në këtë mënyrë garancitë e kërkuara nga Komiteti

Rusia do të zbatojë një ligj të ri që ndalon ushtrimin e aktiviteteve për të drejtat e homoseksualëve gjatë periudhës që do të presë në Sochi (Soçi) atletët dhe fansat përgjatë Lojërave Olimpike 2014. Kështu u shpreh ministri rus i sporteve, Vitali Mutko, të enjten duke kundërshtuar në këtë mënyrë garancitë e kërkuara nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik.

Rusia do të zbatojë një ligj të ri që ndalon ushtrimin e aktiviteteve për të drejtat e homoseksualëve gjatë periudhës që do të presë në Sochi (Soçi) atletët dhe fansat përgjatë Lojërave Olimpike 2014. Kështu u shpreh ministri rus i sporteve të enjten duke kundërshtuar në këtë mënyrë garancitë e kërkuara nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik.

Ligji kundërshtues i Rusisë u firmos nga presidenti Vladimir Putin në fund të muajit qershor, duke paralajmëruar gjoba për personat e akuzuar për “propagandë për orientim seksual jo tradicional” tek të miturit, dhe madje edhe dënime për ata që i shprehin këto bindje online ose në median informative. Protestat apo tubimet mbështetëse të gay janë të ndaluara gjithashtu.

“Një atlet me preferenca seksuale jotradicionale nuk është i ndaluar të vijë në Sochi,” ka thënë Vitali Mutko në një intervistë për R-Sport, kanali sportiv për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti. “Por nëse ai del në rrugë dhe fillon të propagandojë atëherë ai patjetër do të mbajë përgjegjësi.”

Mutko theksoi se “ligji nuk ndalon orientimin jotradicional, por gjëra të tjera si: propaganda, përfshirja e të miturve dhe të rinjve”.

Ligji specifikon dënimin për shtetasit e huaj duke përfshirë gjoba deri në 100,000 rubla ($3,000), burg deri në 15 ditë, largim dhe mohim të së drejtës së hyrjes dhe qëndrimit në Rusi.

Ndërkohë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) tha javën e kaluar se ka marrrë siguri nga instancat e larta në Rusi se ligji nuk do të ndikojë ne diskriminimin e atletëve, zyrtarëve, spektatorëve dhe medias në Sochi.

Gerhard Heiberg, një anëtar i KON, gjithashtu tha se Rusia ka premtuar të mos ketë asnjë lloj diskriminimi gjatë Olimpiadës. Megjithatë ai iu tërhoqi vëmendjen atletëve me anë të një deklarate.

“Ne nuk duam asnjë demostratë të çdo lloji. Ju shkoni atje për të konkuruar prandaj silluni mirë. Ju lutemi të mos e shfaqni veten në Internet ose në rrugë,” tha Heiberg. “Ne u treguam të qartë në Londër 2012. E njëjta gjë vlen edhe në Sochi 2014. Demostrata jo, por diskriminime absolutisht jo.”

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar