Rusia dhe Britania e Madhe bisedime mbi Sirinë

Rusia dhe Britania e Madhe bisedime mbi Sirinë

Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi me kryeministri britanik Dejvid Kameron për marrjen e masave të përbashkëta për t’i dhënë fund konfliktit në Siri. Komentet e Putinit erdhën të premten pasi Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, deklaroi në Varshavë se Rusia nuk po planifikon të shesë, Rusia ka shitur kohë më parë, dhe po plotëson

Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi me kryeministri britanik Dejvid Kameron për marrjen e masave të përbashkëta për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.

Komentet e Putinit erdhën të premten pasi Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, deklaroi në Varshavë se Rusia nuk po planifikon të shesë, Rusia ka shitur kohë më parë, dhe po plotëson me furnizim të pajisjeve me sisteme anti-ajrore, në bazë të kontratave të nënshkruara tashmë.

Lavrov tha se Moska nuk ka ndërmend të shesë sistemin e përparuar të mbrojtjes ajrore S-300 në Siri, por la të hapur mundësinë që mund të dërgonte sisteme të tilla në Damask nën një kontratë ekzistuese.

Putin deklaroi se kishte diskutuar opsionet e mundshme për një zhvillim pozitiv të situatës në Siri me Kameron. “Ne kemi një interes të përbashkët në një ndalesë të shpejtë të dhunës dhe krijimin e procesit për një zgjidhje paqësore në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sirisë”, tha Putin.

/Jola llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar