Rusi, thyhet rekordi Gines me korin mbi 4000 vetë

Rusi, thyhet rekordi Gines me korin mbi 4000 vetë

Më shumë se 4,000 këngëtarë rusë kanë performuar në Shën Petersburg me qëllim vendosjen e një rekordi botëror për korin më të madh. 4335 këngëtarët e të gjitha moshave dhe nga pothuajse të gjithë koret profesionistë dhe amatorë të qytetit, kënduan pranë katedrales së Shën Isakut, përpara mijëra spektatorëve nën një shi që nuk ndalonte.

Më shumë se 4,000 këngëtarë rusë kanë performuar në Shën Petersburg me qëllim vendosjen e një rekordi botëror për korin më të madh.

4335 këngëtarët e të gjitha moshave dhe nga pothuajse të gjithë koret profesionistë dhe amatorë të qytetit, kënduan pranë katedrales së Shën Isakut, përpara mijëra spektatorëve nën një shi që nuk ndalonte.

Spektatorët, të cilët mbyllën çadrat  me fillimin e performancës, kënduan së bashku gjatë koncertit një orësh.

Të 14 këngët e kënduara, ishin nga më të njohurat dhe patriotiket e Rusisë dhe Bashkimit Sovjetik, përfshirë edhe një himn simbolizues i fitores së vendit në Luftën e Dytë Botërore.

Alshenina Julia, vajza e të cilës këndoi në kor, tha se koncerti ishte aq prekës sa ajo nuk mundi t’i mbajë lotët.

 

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar