Rusi, situatë alarmante nga përmbytjet, 100 000 persona pritet të evakuohen

Rusi, situatë alarmante nga përmbytjet, 100 000 persona pritet të evakuohen

Rusia po përballet me përmbytjet më të mëdha që janë parë në 120 vitet e fundit. Për shkak të vërshimeve nga përmbytjet, më tëpër se 17 000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyrë në Lindjen e Largët të Rusisë. Mediat ruse thone se nëse situate përkeqësohet, numri i të evakuarve mund të arrijë në

Rusia po përballet me përmbytjet më të mëdha që janë parë në 120 vitet e fundit. Për shkak të vërshimeve nga përmbytjet, më tëpër se 17 000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyrë në Lindjen e Largët të Rusisë. Mediat ruse thone se nëse situate përkeqësohet, numri i të evakuarve mund të arrijë në 100 mijë.

Dëmet janë të pallogaritshme, sipas ministrit të situatave emergjente, Vladimir Puchkov, afërsisht 5300 shtëpi dhe 120 komunitete janë shkatërruar nga vërshimet.

Situata nuk paraqitet pozitive edhe për ditët në vijim, pasi shefi i shërbimit monitorues hidrometeorologjik rus  thekson se reshjet nuk pritet  të ndalojnë deri në fillim të shtatorit.

 

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar