Rusi, shpërthime të makinave me bombë

Rusi, shpërthime të makinave me bombë

  3 persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur pas disa shpërthimeve të njëpasnjëshme të makinave me bombë, në republikën gjysmë-autonome të Dagestanit në Rusi, deklarojnë autoritetet zyrtare. Bomba e parë shpërtheu të hënën përpara Ministrisë së Drejtësisë në kryeqytetin rajonal të Makhachkala. Me ardhjen e policisë, bomba e dytë u aktivizua me

 

3 persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur pas disa shpërthimeve të njëpasnjëshme të makinave me bombë, në republikën gjysmë-autonome të Dagestanit në Rusi, deklarojnë autoritetet zyrtare.

Bomba e parë shpërtheu të hënën përpara Ministrisë së Drejtësisë në kryeqytetin rajonal të Makhachkala. Me ardhjen e policisë, bomba e dytë u aktivizua me telekomandë.

Hetuesit deklarojnë se shumica e të vdekurve dhe të plagosurve u shkaktua nga shpërthimi i dytë. Agjentët e policisë dhanë shifra të ndryshme mbi viktimat, të cilat variojnë nga 3 deri në 8. Dyshohet se 30 vetë kanë mbetur të plagosur.

Makinat me bomba, shpërthimet vetëvrasëse dhe luftimet me zjarr janë të zakonshme në Dagestan, qendër e një kryengritjeje të rrënjosur në dy luftërat post-sovjetike kundër rebelëve separatistë në Çeçeninë fqinje.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar