Rusi, shpërthen treni i produkteve të naftës

Rusi, shpërthen treni i produkteve të naftës

Një shpërthim në një tren mallrash që transportonte kimikate dhe produkte të naftës në Rusi plagosi 27 persona, 13 prej të cilëve gjenden në spital. Komiteti Federal Investigativ deklaroi se 69 vagonë me ngarkesë klorur natriumi, benzinë, naftë, propan dhe mallra të tjera dolën nga shinat pas një zjarri në bord, pranë stacionit Belaya Kalitva,

Një shpërthim në një tren mallrash që transportonte kimikate dhe produkte të naftës në Rusi plagosi 27 persona, 13 prej të cilëve gjenden në spital.

Komiteti Federal Investigativ deklaroi se 69 vagonë me ngarkesë klorur natriumi, benzinë, naftë, propan dhe mallra të tjera dolën nga shinat pas një zjarri në bord, pranë stacionit Belaya Kalitva, rreth 1000 km në jug të Moskës.

Shpërthimi hodhi një pjesë vagoni në  katit e gjashtë të një blloku banimi, fatmirësisht duke mos shkaktuar viktima.

Pavarësisht përmbajtjes toksike në vagonë, zëdhënësi i Ministrisë së Emergjencave u shpreh nuk ka rreziqe për banorët apo për njerëzit që punojnë në vendin e zjarrit, as nga substancat toksike, as nga një tjetër shpërthim ose zjarr .

Një hetim penal ka nisur në lidhje me një shkelje të mundshme të sigurisë.

/Jola Lozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar