Rusi-Kinë, stërvitje e përbashkët ushtarake

0

Kina dhe Rusia nisin ditën e sotme një stërvitje të përbashkët ushtarake, e përshkruar nga Pekini si më e madhja ndonjëherë me një partner të huaj. Ushtrimet, do të zhvillohen në Detin e Japonisë do të zgjasin deri në datën 12 korrik.

Gjenerali i Ushtrisë Popullore Kineze, Fang Fenghui deklaroi përpara nisjes së stimulimeve luftarake se “ato nuk kërcënojnë asnjë palë të tretë, por vetëm synojnë që të rrisin bashkëpunimin dhe të forcojnë partneritetin me Federatën Ruse”.

Fqinjët rajonalë, përfshi Japoninë dhe Filipinet, nuk i kanë parë mirë këto stërvitje pasi do të mbahen në një rajon në të cilin Kina ka pretendime territoriale për një seri ishujsh.

Kina dhe Rusia, dy vende me kapacitete bërthamore zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake që prej vitit 2005, ndërsa  stërvitjet detare për herë të parë u mbajtën në 2012-n.

Kina vitet e fundit  është përplasur me Tokion mbi përkatësinë e ishujve Senkaku, në Detin e Kinës Lindore dhe me Manilën, për një seri ishujsh në Detin e Kinës Jugore.

/Amela Shehi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here