Rusi, Janukoviç: Ndihem i kërcënuar, Ndërkombëtarët: Veproni me maturi

Presidenti i arratisur Ukrainës u shfaq në Rusi të enjten dhe njerëz të armatosur të maskuar rrethuan ndërtesat qeveritare në rajonin e Krimesë, shkruan “Los Angelos Times”. Janukoviç bëri ​​një deklaratë që u lexua në televizionin rus të kontrolluar nga shteti dhe nga tre agjencitë e lajmeve me lidhje të ngushta me Kremlinin në të cilën

Presidenti i arratisur Ukrainës u shfaq në Rusi të enjten dhe njerëz të armatosur të maskuar rrethuan ndërtesat qeveritare në rajonin e Krimesë, shkruan “Los Angelos Times”.

Janukoviç bëri ​​një deklaratë që u lexua në televizionin rus të kontrolluar nga shteti dhe nga tre agjencitë e lajmeve me lidhje të ngushta me Kremlinin në të cilën ai shpalli, se ende ishte sundimtari i ligjshëm i Ukrainës. Ai tha se ishte në rrezik nga elementët “ekstremistë” që drejtojnë Ukrainën pas një kryengritjeje  tre-mujore që detyroi atë të linte atdheun e tij një javë më parë.

“Më duhet t’i drejtohem Rusisë për sigurinë time personale nga ekstremistët,” tha Janukoviç në deklaratën e publikuar në televizionin Rusia-24. Agjencitë e lajmeve – Interfax, ITAR-TASS dhe RIA Novosti – citon menjëherë pas kësaj një zyrtar të paidentifikuar rus që tha se ankesa e Janukoviçit për azil u plotësua në territorin e Rusisë.

Rusia nuk tha asgjë zyrtare rreth vendndodhjes së Presidentit ukrainas apo për rrethimin e ndërtesave në Simferopol, kryeqyteti i Krimesë në Ukrainën jugore, nga persona të armatosur rusishtfolës. Ministria e Jashtme ruse u zotua se Moska “do të ketë një përgjigje të ashpër dhe pa kompromis ndaj shkeljeve të të drejtave të bashkatdhetarëve të shteteve të huaja,” tha agjencia e lajmeve Itar-Tass.

Televizioni Rusia Sot raportoi se Janukoviçi’ qëe kërkohet me urdhër të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës për vrasje në masë të 82 protestuesve dhe punonjësve tëe policisë, do të hsfaet të premten pasdite në një konfrencë për shtyp në qytetin jugor provincial Rostov-on-Don’ pranë kufirit me Ukrainën.

Tashmë Rusia duhet të ruajë një ekuilibër delikat që të sigurojë se Perëndimi nuk do të ndërhyjë dhe se anëtarët e pakicës rusishtfolëse të Ukrainës do të mbrojnë të drejtat e tyre.

Zyrtarët amerikanë kërkuan vetëpërmbajtje. Sekretari i Shtetit Xhon F. Kerri tha se ai kishte marrë siguri nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov se Moska “do të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.” Në Bruksel, Sekretari i Mbrojtjes Çak Hagel paralajmëroi kundër veprimeve provokative që mund të dalin jashtë kontrollit, duke krijuar një konflikt që askush nuk e dëshiron.

Zhurma që ka përfshirë Ukrainën që nga fundi i nëntorit u shkaktua kur Janukoviçi refuzoi të nënshkruante një marrëveshje asociimi me Bashkimin Evropian që do të rriste lidhjet tregtare me bllokun perëndimor dhe do të hapte një shteg për anëtarësimin përfundimtar. Në vend të kësaj, ai vendosi për lidhje më të ngushta ekonomike me Moskën.

Kerri, në një dalje për Departamentin e Shtetit tha se stërvitjet ushtarake ruse që filluan në afërsi  të Ukrainës ishin planifikuar më parë dhe “jo të lidhura me Ukrainën.”

Ai tha se zyrtarët amerikanë u kanë bërë thirrje udhëheqësve të qeverisë së përkohshme të Ukrainës për të ulur tensionin me pro-rusët në lindje të vendit.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar