Rumania njeh pasaportat e Kosovës

Rumania njeh pasaportat e Kosovës

Rumania i është shtuar dje listës së shteteve që njohin pasaportat e Kosovës. Lajmin e ka publikuar në rrjetin social “Twitter” vetë ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, i cili bën të ditur se “tani mund të vizitohen miqtë rumunë pa pasur nevojë për vizë të posaçme”. Sipas Selimit, njohja e pasaportës kosovare shumë

Rumania i është shtuar dje listës së shteteve që njohin pasaportat e Kosovës. Lajmin e ka publikuar në rrjetin social “Twitter” vetë ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, i cili bën të ditur se “tani mund të vizitohen miqtë rumunë pa pasur nevojë për vizë të posaçme”.

Sipas Selimit, njohja e pasaportës kosovare shumë shpejt pritet të bëhet edhe nga disa shtete të tjera të rëndësishme. Spanja, Greqia dhe Qipro, janë tre vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që  nga anëtaret e Unionit në Ballkan nuk e kanë njohur Rumania e Sllovakia.

Pasaporta kosovare vlerësohet si e vlefshme në më shume se 150 shtete, ndërkaq që pavarësia e saj deri tani është pranuar zyrtarisht nga 90 shtete.

 /Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar