Nga të dhënat zyrtare gjatë 8-mujorit të 2018-s, qeveria shqiptare ka ndërtuar 22 kilometër rrugë të kategorisë B(me dy korsi) me fonde të huaja që kanë kushtuar 1.9 miliardë lekë, ndërsa ka raportuar se ka harxhuar po 1.9 miliardë lekë me fonde të brendshme dhe ka ndërtuar vetëm 10 kilometra. Rrugët me financim të huaj
Nga të dhënat zyrtare gjatë 8-mujorit të 2018-s, qeveria shqiptare ka ndërtuar 22 kilometër rrugë të kategorisë B(me dy korsi) me fonde të huaja që kanë kushtuar 1.9 miliardë lekë, ndërsa ka raportuar se ka harxhuar po 1.9 miliardë lekë me fonde të brendshme dhe ka ndërtuar vetëm 10 kilometra. Rrugët me financim të huaj kanë kushtuar 53% më lirë se investimet me fonde të brendshme.
Sipas të dhënave zyrtare të çdo viti, shihet se kostoja e një kilometri rrugë në të gjitha kategoritë ku është ndërtuar me fonde të huaja është gati sa gjysma e kostos kur ndërtohet me fonde të brendshme.
Ekspertët e sektorit e shpjegojnë këtë diferencë me elemente korruptive që shoqërojnë procedurat e prokurimit me fonde të brendshme. Ndryshe nga politikat kombëtare, donatorët e huaj aplikojnë procedura më strikte për disbursimin e huave dhënë Shqipërisë.
Për rrjedhojë për të njëjtën sasi fondesh, me fondet e huaja ndërtohen dy herë më shumë rrugë.
Qeveria shqiptare ka limituar fondet buxhetore të investimeve në rrugë vitet e fundit, por shihet nga ana tjetër se kostot për kilometër janë rritur në mënyrë të dukshme.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *