Rruga e Kombit, e përplas makina humb jetën kalimtari

Rruga e Kombit, e përplas makina humb jetën kalimtari

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme ku një kalimtar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kombit në vendin e quajtur Gziq, ku një automjet tip “Honda” me targa të Kosovës SG 334 640 ka përplasur për vdekje  kalimtarin. Viktima është shtetasi, Nikoll Tuci, 77

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme ku një kalimtar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kombit në vendin e quajtur Gziq, ku një automjet tip “Honda” me targa të Kosovës SG 334 640 ka përplasur për vdekje  kalimtarin. Viktima është shtetasi, Nikoll Tuci, 77 vjeç.

Burime nga policia bëjnë me dije se 77-vjeçari i ka prerë rrugën automjetit, ndërsa po kalonte në anën tjetër të autostradës, çfarë ka çuar dhe në përplasjen fatale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë bërë dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit, shtetasit Shaqir Krasniqi , i cili do të merret në pyetje për të zbardhur shkaqet aksidentit..

Efektivët  blu  vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

/ Sonila Duka /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar