Vajzat adoleshente kanë dy herë më shumë gjasa se djemtë të tregojnë simptoma të depresionit, të lidhura me përdorimin e mediave sociale, kryesisht për shkak të ngacmimeve online dhe gjumit të çrregulluar, thotë një studim i ri, raporton Reuters. Sipas të dhënave, vajzat adoleshente janë të prekura nga depresioni edhe për shkak të imazhit të
Vajzat adoleshente kanë dy herë më shumë gjasa se djemtë të tregojnë simptoma të depresionit, të lidhura me përdorimin e mediave sociale, kryesisht për shkak të ngacmimeve online dhe gjumit të çrregulluar, thotë një studim i ri, raporton Reuters.
Sipas të dhënave, vajzat adoleshente janë të prekura nga depresioni edhe për shkak të imazhit të dobët për trupin dhe vetëvlerësimin e ulët.
Studimi analizoi të dhënat e rreth 11.000 të rinjëve në Britani, dhe studiuesit zbuluan se vajzat 14 vjeçare ishin përdoruese më të shumta të mediave sociale, duke qëndruar në ato më shumë se tre ore në ditë.
Kur hulumtuesit shqyrtuan proceset themelore që mund të lidhen me përdorimin e mediave sociale dhe depresionin, ata gjetën se 40 përqind e vajzave dhe 25 për qind e djemve kishin përvojë në ngacmimin online. Gjumi i çrregullt u raportua nga 40 përqind e vajzave krahasuar me 28 përqind të djemve. Ankthi dhe gjumi i dobët janë të dyja të lidhura me depresionin.
Yvonne Kelly, një profesor në Institutin e Epidemiologjisë dhe Kujdesit Shëndetësor të kolegjit Universitar të Londrës, i cili bashkë-udhëhoqi hulumtimin, u kërkoi prindërve dhe politikëbërësve të kënë në vëmendje rezultatet e këtij hulumtimi.
/A.Miha/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *