Rritja e pagave për punonjësit e arsimit parauniversitar, ja lista

Rritja e pagave për punonjësit e arsimit parauniversitar, ja lista

Punonjësit e arsimit parauniversitar do të përfitojnë rritje pagash pas vendimit të qeverisë të publikuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare. Sipas këtij vendimi ataa do të marrin një shtesë prej 2% për vjetërsi pune dhe një rritje në maasën 5-20% për kualifikim. Nga ky vendim qeverie përfitojnë të gjitthë mësuesit, drejtorët  dhe zv.drejtorët e shkollave

Punonjësit e arsimit parauniversitar do të përfitojnë rritje pagash pas vendimit të qeverisë të publikuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare.

Sipas këtij vendimi ataa do të marrin një shtesë prej 2% për vjetërsi pune dhe një rritje në maasën 5-20% për kualifikim. Nga ky vendim qeverie përfitojnë të gjitthë mësuesit, drejtorët  dhe zv.drejtorët e shkollave dhe kopshteve, kujdestarët e konvikteve si dhe edukatorët e kopshteve.

Sipas listës së publikuar, paga mesatare e një drejtori shkolle varion sipas pozicionit, nga 52 000 lekë në 53 000 lekë. Pagat e mësuesve variojnë nga 31 500 në 43 000 lekë. Po kështu edukatorët e kopshteve do të kenë një pagë prej 31 500 lekësh.

STRUKTURA E PAGËS PËR PUNONJËSIT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

Shtesa për kualifikim Paga
Drejtor i shkollës së mesme me mbi 700 nxënës 5% -20% e pagës 53 000 lekë
Drejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë 5% -20% e pagës 53 000 lekë
Drejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë 5%-20% e pagës 53 000 lekë
Drejtor në shkollat me probleme të larta mendore 5%-20% e pagës 53 000 lekë
Drejtor i konvikteve 5%-20% e pagës 53 000 lekë
Drejtor i shkollës së mesme me 301 deri në 700 nxënës 5%-20% 53 000 lekë
Drejtor i shkollës së mesme me deri në 300 nxënës 5%-20% e pagës 53 000 lekë
Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme me mbi 700 nxënës 5%-20% e pagës 47500 lekë
Përgjegjës i bazës prodhuese 5%-20% e pagës 47 500 lekë
Zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë 5%-20% e pagës 47500 lekë
Zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë 5%-20% e pagës 47500 lekë
Zëvendësdrejtor në shkollat me probleme të larta 5%-20% e pagës 47500 lekë
Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme me 301 deri në 700 nxënës —— 47000 lekë
Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme me deri në 300 nxënës —— 46500 lekë
Drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve 5%-20% 44500
Drejtor i shkollës 9-vjeçare me mbi 700 nxënës 5%-20% 43500
Drejtor i shkollës 9-vjeçare me 301 deri në 700 nxënës 5%-20% 43000
Drejtor i shkollës 9-vjeçare me deri në 300 nxënës 5%-20% 42500
Drejtor i shkollës fillore klasa I-IV. 5%-20% 41000
Përgjegjës (kryemësues) i shkollës me klasë kolektive 5%-20% 39500
Zëvendësdrejtor i shkollës 9-vjeçare 5%-20% 39000
Drejtor i kopshtit me ushqim 5%-20% 39500
Përgjegjës sektori në Qendrën Kulturore të Fëmijëve 5%-20% 44500
Drejtor i kopshtit pa ushqim 5%-20% 43500
Mësues në shkollat e mesme 5%-20% 43000
Mësues në institutin e nxënësve që nuk shikojnë 5%-20% 42500
Mësues në institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë 5%-20% 41000
Mësues në shkollat me probleme të larta mendore 5%-20% 39500
Instruktor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve 5%-20% 39000
Mësues në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare 5%-20% 36500
Edukator konvikti 5%-20% 38500
Kujdestar konvikti 5%-20% 38500
Edukator në kopsht fëmijësh 5%-20% 31 500
Mësues në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare 5%-20% 31 500

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar