Rritet roli i Rusisë në politikën botërore

Rritet roli i Rusisë në politikën botërore

Vladimir Putin, sipas agjendës së tij ditore është kthyer në njeriun më të fuqishëm në të gjithë botën. Çështja e Sirisë ka ndikuar që gjigandët politik botërorë të fluturojnë drejt Rusisë, megjithatë, ata nuk kanë mundur që t’ia ndryshojnë mendjen në ndalimin e sigurimit të ushtarakëve Sirian me armë dhe mbrojtje diplomatike. Në televizionin Rus komentuesit

Vladimir Putin, sipas agjendës së tij ditore është kthyer në njeriun më të fuqishëm në të gjithë botën. Çështja e Sirisë ka ndikuar që gjigandët politik botërorë të fluturojnë drejt Rusisë, megjithatë, ata nuk kanë mundur që t’ia ndryshojnë mendjen në ndalimin e sigurimit të ushtarakëve Sirian me armë dhe mbrojtje diplomatike.

Në televizionin Rus komentuesit shprehen se: Perëndimi po vrapon drejt nesh. Ata kanë nevojë për ne. Duan të flasin me ne. Kur ishte hera e fundit që diçka e tillë ka ndodhur?

Asnjëherë në karrierën e tij politike Putin nuk ka pasur kaq shumë vizita nga fuqitë më të mëdha botërore në një periudhë kaq të shkurtër. Në katër javët e fundit, ai ka mikpritur kryeministrin e Britanisë David Kamerun, Sekretarin e SHBA Xhon Kerri, Sekretarin e Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun dhe kryeministrin e İzraelit Benjamin Netanjahu, ku të gjithë i janë lutur Putinit që të ndalojë mbështetjen për Sirinë.

/Irida Vata/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar