Rritet prodhimi vendas i fruta-perimeve

Rritet prodhimi vendas i fruta-perimeve

Rritja e prodhimit bujqësor vendas ka cuar në përgjysmim të çmimit të shitjes së këtyre produkteve. Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se çmimet e artikujve kryesorë ushqimorë gfjatë kësaj fundjave shënuan rënie kundrejt javës së shkuar. Sipas statistikave, çmimet e rreth 45 për qind të artikujve bujqësore, kryesisht të perimeve, si speca, domate,

Rritja e prodhimit bujqësor vendas ka cuar në përgjysmim të çmimit të shitjes së këtyre produkteve.

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se çmimet e artikujve kryesorë ushqimorë gfjatë kësaj fundjave shënuan rënie kundrejt javës së shkuar. Sipas statistikave, çmimet e rreth 45 për qind të artikujve bujqësore, kryesisht të perimeve, si speca, domate, kastraveca etj, kanë vazhduar të ulen, përkatësisht në 50-40 lekë/kg, 40-30 lekë/kg, 50 lekë/kg.

Ndërsa me rritje të çmimit rezultojnë prodhimet që janë në fillim të sezonit dhe një pjesë e prodhimeve të importit, ku kryesojnë frutat me një rritje prej 3,2 leke/kg.

Për produktet e tjera në grupin e ushqimeve mish, bulmet dhe ushqime të importit, si vaj, makarona, etj, gjatë kësaj jave është ruajtur i njëjti nivel çmimi sa një javë më parë.

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar