Rritet numri i të punësuarve në sektorin privat

0

Punësimi privat ka njohur një rritje me rreth 2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2013. Kjo ka sjellë edhe rritjen e nivelit të pagave. Forca e punës për këtë periudhë, sipas INSTAT-it, është 1,112,832 persona, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar është 12.8 %.

Sipas raportit të INSTAT-it, numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat për këtë tremujor është 288,380 persona. Punësimi në këtë sektor ka shënuar një rritje prej 2.3 %, e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të subjekteve lokale në rrethin e Tiranës, të regjistruara te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here