Rritet numri i përfituesve të barnave falas

0

Rritet numri i individëve , grupeve dhe kategorive të pacientëve të cilët përfitojnë shërbim shëndetësor dhe ilaçe pa pagesë.

Në bazë të vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave parashikohet që invalidët, fëmijët 0-1 vjeç, jetimët, pensionistët, veteranët dhe të verbrit përfitojnë shërbim shëndetësor falas.

Vendimi i marrë nga qeveria i cili pasuron Ligjin e ri për Sigurimet Shëndetësore,tashmë përcakton se cilët do të jenë përfituesit e shërbimeve shëndetësore pa pagesë.

“Perjashtohen  nga pagesat e drejtpërdrejta për shërbimet shëndetësore, që janë pjesë e paketave te shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshem të  kujdesit shendetësor, në masën e përcaktuar, të këtyre kategorive , fëmijeë 0 – 1 vjeç, invalidët paraplegjike dhe tetraplegjike, invalidët e luftës, veteranët dhe jetimët”- thuhet ne vendimin e marrë nga qeveria.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here