Rritet numri i bursave për studime në Turqi

0

Ambasadori i Turqisë, Hasan S.Asan, premtoi gjatë një takimi me ministren tonë të Arsimit, Lindita Nikolla se për studentët shqiptarë që duan të studiojnë në Turqi do të ketë më shumë bursa këtë vit.

Z. Asan gjithashtu foli për mundësinë e emërimit të një atasheu për arsimin pranë ambasadës turke në vendin tonë.

Ministrja Nikolla e falenderoi ambasadorin Asan për vizitën dhe në veçanti për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në fushën e arsimit. Ajo gjithashtu theksoi se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të forcojë bashkëpunimin e mëtejshëm në arsim.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here