Numri i kartave bankare aktive në fund të tremujorit të tretë të këtij viti ka arritur në 900 mijë, bën të ditur Banka e Shqipërisë. Krahasuar fillimin e vitit 2014, shënohet një rritje me 11 %. Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i kartave bankare është rritur me 58%, si pasqyrim i rritjes
Numri i kartave bankare aktive në fund të tremujorit të tretë të këtij viti ka arritur në 900 mijë, bën të ditur Banka e Shqipërisë. Krahasuar fillimin e vitit 2014, shënohet një rritje me 11 %.
Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i kartave bankare është rritur me 58%, si pasqyrim i rritjes së përdorimit të instrumenteve të pagesave bankare nga publiku shqiptar.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë 2014, numri i kartave të kreditit arriti në 74 mijë, ndërsa në harkun e pesë viteve të fundit numri i kartave të kreditit është rritur me 3.2 herë. Kartat e kreditit janë një tregues më domethënës, duke qenë se janë produkte më të avancuara.
Përmes tyre, klienti merr paraprakisht një linjë të hapur kredie nga banka për kryerjen e pagesave direkte apo për tërheqje, duke i shlyer ato më vonë në kohë. Sidoqoftë, përdorimi i kartave ngelet ende i dominuar në operacionet më të thjeshta, që janë tërheqjet e parave cash nga bankomatet. Nga afro 100 miliardë lekë veprime me karta gjatë 9 muajve të këtij viti, rreth 92% janë tërheqje cash.
Ekspertët e pagesave mendojnë se rritja e përdorimit të pagesave direkte sjell përfitime praktike dhe ekonomike.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *