Rritja e akcizës së cigareve nuk do të presë deri në miratimin e paketës fiskale, por do të hyjë në fuqi menjëherë. Kuvendi ka future dje në rend dite me procedurë të përshpejtuar shtesë me 20 lek të çmimit të cigareve. Megjithse është një ligj me efekte financiare në nenin 13 të tij parashikohet hyrja
Rritja e akcizës së cigareve nuk do të presë deri në miratimin e paketës fiskale, por do të hyjë në fuqi menjëherë. Kuvendi ka future dje në rend dite me procedurë të përshpejtuar shtesë me 20 lek të çmimit të cigareve. Megjithse është një ligj me efekte financiare në nenin 13 të tij parashikohet hyrja në fuqi menjëherë.
Zakonisht të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me ndryshim taksash dhe tatimesh hyjne në fuqi me procedurë të përshpejtuar. Për t’i lejuar kompanitë të cilat preken nga ndryshimet të përgatiten për procedurat e reja.
Qeveria me këtë ndryshim pritet ti shtojë buxheti të shtetit rreth 3.4 miliard lek nga akciza dhe 600 milionë lek nga TVSH-ja. Pra janë rreth 40 milion dollarë shtesë për vitin 2015. Por vetëm për sivjet parashikohet dhe rreth 6.6 milionë dollar shtesë për pas miratimit që pritet të bëhet të enjten e ardhshme.
/Arjola Hajdini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *