Rritet borxhi, ulen interesat e bonove

Rritet borxhi, ulen interesat e bonove

Banka e Shqipërisë bën të ditur se kreditimi i ekonomisë është ulur dhe e vetmja formë për përfitim të sigurte janë ankandet për financimin e borxhit të qeverisë. Banka e Shqipërisë ka përdorur politikën monetare për uljen e normës bazë të interesit të lekut , e cila është përcjellë tek interesi i bonove të thesarit,

Banka e Shqipërisë bën të ditur se kreditimi i ekonomisë është ulur dhe e vetmja formë për përfitim të sigurte janë ankandet për financimin e borxhit të qeverisë.

Banka e Shqipërisë ka përdorur politikën monetare për uljen e normës bazë të interesit të lekut , e cila është përcjellë tek interesi i bonove të thesarit, që kohët e fundit ka ardhur duke u ulur. E gjithë kjo ka bërë që qeveria të rrisë borxhin.

Konkurrenca e bankave për të nxjerrë fitimet nga kjo mënyrë është e kuptueshme në momentin kur ky sektor ka një normë të lartë depozitash, ku duhet të paguhen interesat dhe që ka rritje modeste të kreditimit.

Banka e Shqipërisë publikoi statistikat mbi interesat e kreditimit të ekonomisë për muajin mars të 2012. Nga shifrat rezulton se kredia afatshkurtër në euro është shtrenjtuar në krahasim me shkurtin e këtij viti , ndërsa krahasuar me një vit më parë ajo është  më e lirë. Kredia afatgjatë rezulton me një normë të ulët interesi.

Norma mesatare e interesit në mars të 2012 ishte 7.54 për qind për kredinë në euro dhe në mars të 2013 kjo normë arriti në 6.85 për qind. Për sa i përket kredisë në dollarë, afatshkurtër, ka pësuar rritje në disa për qind krahasuar me muajin shkurt të këtij viti dhe më e shtrenjtë se një vit më parë.

Ndërkaq, vihet re se kredia në lekë ka pasur normë të ulët interesi gjatë muajit mars me nivel mesatar deri në 11.14 për qind, ndërsa për shkurtin në 11.78 për qind. Kredia në lekë krahasuar me marsin e kaluar rezulton të ketë normë interesi më të ulët për mesataren me saj që ishte 11.96 për qind.

 /Erilda Sulika/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar