Rriten tarifat në arsimin e lartë publik

Rriten tarifat në arsimin e lartë publik

Rektori i Universitetit të Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, propozon rritjen e tarifave të shkollimit për vitin që vjen, në mënyrë që të mbulohen nevojat që kanë studentët. “Kemi propozuar një rritje të tarifave, jo shumë të madhe, në masat 10-20 për qind. Maksimumi, tarifa e shkollimit që duhet të jetë, që jep studenti sot

Rektori i Universitetit të Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, propozon rritjen e tarifave të shkollimit për vitin që vjen, në mënyrë që të mbulohen nevojat që kanë studentët.

“Kemi propozuar një rritje të tarifave, jo shumë të madhe, në masat 10-20 për qind. Maksimumi, tarifa e shkollimit që duhet të jetë, që jep studenti sot me atë që duhet të japë, duhet të jetë 1 me 10 për shkencat inxhinierike. Pra nga 10 pjesë, paguan vetëm një pjesë”,  shtoi Kaçani.

“Çdo vit del një pajisje tjetër që është më e mirë se pajisja ekzistuese, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur për të blerë çdo aparaturë bashkëkohore që u vjen në ndihmë studimeve në këtë universitet”, thekson ai, duke shtuar se tarifat janë shumë simbolike në krahasim me shpenzimet dhe investimet që bëhen në institucionet arsimore.

Tarifat do të përcaktohen në bazë të vendndodhjes së universitetit. Tarifat më të larta do t’i kenë degët më të preferuara si dhe sistemi i arsimit me kohë te plotë. Rritja e tarifave është propozuar për shkak te kostos së lartë, mungesës së buxhetit dhe nevojës së mbulimit shpenzimeve të këtyre institucioneve. Disa nga arsyet janë rritja e  kuotave të pedagogëve, shtimi  i numrit të studentëve, nevoja për rikonstruktim të laboratorëve dhe pajisjeve të tyre dhe që për të gjitha këto duhen fonde shtesë.

Ky propozim është mbështetur edhe nga universitetet e tjera publike. Propozimi për  rritjen e  tarifave është bërë nga të gjithë universitetet edhe për  vitin që kaloi. Kjo rritje e tarifave do të përfshijë gjithë universitetet publike, si ciklin e parë, ashtu edhe ciklin e dytë.

Miratimi do të bëhet në muajin qershor nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Arsimit, për vitin 2013-2014.

/Erta Troci/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar