Vendimi për të rritur me 100% tarifat dentare nuk është pritur mirë nga Ministria e Shëndetësisë duke çuar deri në paditjen e këtij vendimi në gjykatën e Tiranës. Ministria e Shëndetësisë shprehet se rritja e çmimeve nuk është pjesë e Urdhrit të Stomatologut. Me argumentin se Urdhri i Stomatologut i ka tejkaluar kompetencat, MSH premton
Vendimi për të rritur me 100% tarifat dentare nuk është pritur mirë nga Ministria e Shëndetësisë duke çuar deri në paditjen e këtij vendimi në gjykatën e Tiranës. Ministria e Shëndetësisë shprehet se rritja e çmimeve nuk është pjesë e Urdhrit të Stomatologut. Me argumentin se Urdhri i Stomatologut i ka tejkaluar kompetencat, MSH premton se nuk do të ketë rritje të tarifave, raporton Report TV.
Një ditë më parë Urdhri i Stomatologëve njoftoi se prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend po aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%. Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët në klinikën e tij duhet të paguanin 2,000 lekë, ndërsa tani me çmimin dysheme që ka vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguajnë 4,000 lekë, ose dyfish.
Pas situatës së rëndë që është krijuar nga MSH ka reaguar Drejtori I Urdhrit të Stomatologëve Nikoll Deda ku shprehet: “Rritja e tarifave dhe lista e mësipërme e çmimeve janë më tepër sensibilizuese dhe nuk është e detyrueshme për dentistët. Ai shton se kjo vendosje e çmimeve është kërkuar nga vetë dentistria.”
Përsa I përket kësaj cështjeje ka reaguar edhe Autoriteti I Konkurrencës, I cili ka mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg. Ky organ shprehet në deklaratën e Autoritetit të Konkurrencës se nëse vendimi I gjykatës bie ndesh me nenin 69 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës” do merren masa dhe do të shprehet me vendimarrje nga ana e Komisionit të Konkurrencës.
E.Pashollari
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *