Rriten pensionet , pagat në administratë për 3 vjet të ngrira

Pagat në administratën shtetërore do të ngrijnë për një periudhë tre-vjeçare, ndërsa pensionet do të pësojnë një rritje modeste sipas politikës së pagave të pasqyruar në kuadrin makroekonomik dhe fiskal për periudhën tre-vjeçare 2014-2017, të miratuar nga qeveria në mbledhjen e fundit. Sipas të dhënave zyrtare, qeveria ka parashikuar këtë vit vetëm 10 milionë dollarë

Pagat në administratën shtetërore do të ngrijnë për një periudhë tre-vjeçare, ndërsa pensionet do të pësojnë një rritje modeste sipas politikës së pagave të pasqyruar në kuadrin makroekonomik dhe fiskal për periudhën tre-vjeçare 2014-2017, të miratuar nga qeveria në mbledhjen e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, qeveria ka parashikuar këtë vit vetëm 10 milionë dollarë si indeksim për pagat, kryesisht për arsimtarët dhe policinë, ndërsa për vitet nga 2015-2017 ky fond do të jetë zero.

Zyrtarët e Ministrisë së Financave argumentojnë se  pagat nuk do të pësojnë rritje, pasi në fuqi është taksa progresive e cila ul taksat për 95% të shqipëtarve.

Pensioneve do të pësojnë një rritje modeste. Fondi i vënë në dispozicion këtë vit për rritjen e pensioneve është 12 milionë dollarë, vitin e ardhshëm parashikohet të jetë 13 milionë dollarë dhe 14 milionë dollar në vitin 2017.

Ndërkohë ekonomia pritet të ecë me ritme të ngadalta, këtë vit pritet jë rritje ekonomike anemike prej 2.1%, në vitin 2015 ekonomia pritet të rritet me 3.3%. Ekonomia parashikohet të rritet në vitin 2016 me 4.2% dhe në vitin 2017 4.5%.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar